“Mirënjohje” veteranit të  sportit Pal Marku / 75- vjetori i ish- mundësit dhe arbitrit ndërkombëtar, mbledh veteranët e mundjes

pal marku

Një jetë e tërë me sportin për veteranin e njohur të sportit Pal Marku, fillimisht 20 vite pjesëtar i brezit të artë të Vllaznisë në mundjen klasike përkrah emrave të njohur, si : Eljaz Guri, Mirash Vuksani, Nikoll Grima, Dushan Vaso, Gegë Gjoni, Paulin Stërkaj, Seit Fishta, Ali Murrizi, Agim Sula, Ali Anza, Nezmi Pepa, etj, më pas trajner i kombëtares së moshave dhe në vijim në mbi 40 vite arbitër kombëtar dhe ndërkombëtar, mblodhi në një takim festiv të 75- vjetorit të tij, komunitetin e sportit të mundjes dhe më gjërë.

Me këtë rast, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, përmes zv.kryetarit,  Rudi Beka, i ka akorduar veteranit Pal Marku, çertifikatën “Mirënjohje”.

Shoqata Kombëtare e Mundjes, ka nderuar veteranin Pal Marku me Medaljen e Meritës Sportive   “Nderi i Mundjes Shqiptare”, të cilën ia dorëzoi sekretari i përgjithshëm, Xhelil Cibaku.

Një ditëlindje mes kolegëve dhe miqve të tij, ia kanë zbukuruar  Pal Markut, 75 vjetorin e lindjes.

Për t’u theksuar është se,  edhe pse  në moshëm 75 vjeçare, Pal Marku  vazhdon të jetë aktiv si arbitër duke gjykuar me kompetencë në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare të mundjes.