“Mirënjohje” mjekut të njohur – Këshilli i Qarkut Shkodër vlerëson doktor Eqerem Hasanin

Këshilli i Qarkut Shkodër ka vlerësuar me “Certifikatë Mirënjohje” mjekun e njohur shkodran, Eqerem Hasani.
Në ceremoninë e dorëzimit të certifikatës, kryetari i Këshillit të Qarkut, Edmond Ndou, vlerësoi me nota të larta punën dhe kontributin e Dr. Hasanit, duke e cilësuar atë si një model të shkëlqyer të dedikimit dhe përkujdesjes në fushën e mjekësisë.
Mes emocionesh, doktor Hasani falenderoi kreun e Qarkut për këtë nderim që i bën punës së tij, ndërsa theksoi se pacienti do të mbetet gjithmonë në qëndër të vemendjes.
Miq dhe kolegë të tij ndër vite , që u bënë pjesë e kësaj ceremonie , vlerësuan doktor Eqeremin për gjithcka i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë mjekësisë shqiptare. Ky vlerësim, nga Këshilli i Qarkut Shkodër, vjen si një shenjë nderimi për përkushtimin e palodhur të Dr. Hasanit ndaj komunitetit, profesionalizmin e tij të lartë dhe humanizmin e pashoq që ka treguar ndër vite në shërbimin ndaj pacientëve.