Miratohet përdorimi i vaksinës kundër malarias për të porsalindurit

vaksinës kundër malarias

Miratohet trajtimi i parë kundër malarias për foshnjet e porsalindura. Medikamenti i ri,  i zhvilluar nga kompania farmaceutike Novartis, është miratuar nga autoritetet zvicerane dhe brenda pak javësh pritet të shpërndahet në vendet afrikane.

Deri më tani nuk ka pasur ilaçe të miratuara për malarien posaçërisht për foshnjat që peshojnë më pak se 4.5 kg. Në vend të kësaj, ato janë trajtuar me versione të formuluara për fëmijë më të rritur, gjë që paraqiste rrezik mbidoze.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Vas Narasimhan, e konsideroi këtë moment si shumë të rëndësishëm.

“Për më shumë se tre dekada, ne kemi qëndruar në rrugën e duhur në luftën kundër malaries, duke punuar pa pushim për të sjellë përparime shkencore aty ku ato nevojiten më shumë. Së bashku me partnerët tanë, jemi krenarë që kemi shkuar më tej për të zhvilluar trajtimin e parë të provuar klinikisht për malarien për të porsalindurit dhe foshnjat e vogla, duke siguruar që edhe më të vegjlit dhe më të prekshmit më në fund të mund të marrin kujdesin që meritojnë”, tha ai.

Ilaçi, i njohur si Coartem Baby ose Riamet Baby në disa vende, u zhvillua nga Novartis në bashkëpunim me Medicines for Malaria Venture (MMV), një organizatë jofitimprurëse me seli në Zvicër, e mbështetur fillimisht nga qeveritë britanike, zvicerane dhe holandeze, si dhe nga Banka Botërore dhe Fondacioni Rockefeller.

Tetë vende afrikane morën pjesë gjithashtu në vlerësimin dhe provat e ilaçit dhe pritet të jenë ndër të parat që do të kenë akses në të.

Në 2023-shin, viti në të cilin janë të disponueshme shifrat më të fundit mbi malarien, janë regjistruar 597,000 viktima në Afrikë dhe rreth 3/4 e tyre ishin fëmijë nën pesë vjeç.