Lajme

Ministrja Pirdeni: Nga data 3 mars ndalohet çdo rekrutim në administratë

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka bërë të ditur sot vendimin e qeverisë për sa I takon masave për monitorimin e veprimit të sjelljes, përdorimit të burimeve njerëzore të administratës publike , gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme tw 11 majit.

Në një dalje për mediat nga Kryeministria , ministrja deklaroi se, në këtë vendim, sikurse diktohet nga Kodi Zgjedhor, Departamenti i Administratës Publike do të pezullojë të gjithë procedurat e rekrutimit për periudhën nga 3 marsi deri më 11 maji. 

Qëllimi i këtij vendimi është që të garantojë paanshmërinë e të gjithë procesit zgjedhor dhe të garantojë një klimë të barabartë për kandidimin e të gjithë kandidatëve të të gjitha forcave politike, duke pasur parasysh detyrimin e administratës publike, detyrim që buron nga Kodi Zgjedhor për të garantuar paanshmërinë e administratës përgjatë këtij procesi. Në këtë vendim parashikohet shprehimisht, që sikurse diktohet nga Kodi Zgjedhor, Departamenti i Administratës Publike do të pezullojë të gjithë procedurat e rekrutimit për periudhën e fushatës zgjedhore nga 11 prill deri 11 maji”-, tha Pirdeni.

Ministrja nënvizoi se, qëllimi është që të garantojmë një proces zgjedhor të rregullt dhe të drejtë.

Me këtë vendim kemi kaluar në një tjetër nivel për të garantuar një standard më të lart të parandalimit të Administratës Publike përgjatë procesit duke parashikuar që prej datës 3 mars do të ndalohet çdo procedurë rekrutimi përmes atyre institucioneve që rekrutojnë punonjësit e tyre përmes Kodit të Punës që të marrin në punë dhe të punësojnë të rinjtë”.

Natyrisht do duhet që procedurat e nisura do duhet që të përfundojnë”, theksoi ajo, “por asnjë procedurë e re punësimi në ministri, në institucioneve të varësive, por dhe në të gjitha shoqëritë aksionarë ku është pronar shteti, nuk do të ketë procedura rekrutimi”.

Por nga ky vendim, vijon më tej ajo, parjashtohetn vetëm ato raste të jashtëzakonshme, kur bëhet fjalë për nevojat emergjente për të plotësuar detyrimet legjislative, në fushat që kanë të bëjnë me infrastrukturën kritike, shëndetësinë, arsimin apo mbrojtjen.

Në përgjegjësinë e drejtuesit të institucionit do të garantohet plotësimi i nevojave emergjente“.

Blerti Delija

Recent Posts

Deputetët i rikthehen jetës parlamentare, të enjten seancë plenare. Kuvendi i ri pritet të mblidhet më 9 shtator

Pas dy muajsh pushim për shkak të zgjedhjeve, Kuvendi i Shqipërisë do të fillojë përsëri…

20 hours ago

KQZ nis miratimin e tabelave përmbledhëse – Përfaqësuesi i opozitës shprehet kundër, i mazhorancës pro miratimit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, ka miratuar në mbledhjen e sotme tabelën përmbledhëse për…

21 hours ago

Nis regjistrimi dhe hipotekimi i pronave – Malësia e Madhe i ndau pronat sipas “kufijve të vjetër”

Bashkia Malësi e Madhe ka nisur procesin e regjistrimit fillestar të pronave dhe hipotekimin e…

21 hours ago

Dialogu Prishtinë-Beograd, kryediplomatja evropiane viziton sot Kosovën

Pas vizitës në Beograd, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe…

22 hours ago

Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas – Ndërtime la leje dhe problem me inertet në fshatra

Në Shkodër vijojnë të jenë të larta denoncimet për ndërtime pa leje dhe problemet e…

22 hours ago

Vlerësimi i arritjeve të nxënësve – Kadija: Në Shkodër morën pjesë 1231 nxënës

1231 nxënës të klasave të 5-ta në Shkodër i janë nënshtruar testimit të vlerësimit të…

22 hours ago