Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu flet për RTSH: Shqipëria do të investojë në avionë zjarrfikës. Asnjë zonë e banuar nuk është në rrezik

piro vengu f

Nga Baza Ajrore e Farkës, në një prononcim të drejtpërdrejtë për RTSH, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka folur për situatën kritike të zjarreve në vend.

Ai konfirmoi angazhimin e plotë të Forcave të Armatosura, ndihmën e aleatëve ndërkombëtarë dhe investimet e ardhshme në kapacitetet ajrore të Shqipërisë.

Forcat tona janë të angazhuara në vatrat e zjarrit në Dukat dhe Llogora. Është bërë një punë heroike, si nga toka, ashtu edhe nga ajri, për të ndalur përhapjen e flakëve në zona ku rrezikohet edhe Parku Kombëtar,” deklaroi ministri Vengu.

Ai shtoi se, “janë ndarë detyrat dhe me forcat aleate për t’u përqendruar në fronte të ndryshme të zjarreve në vend.”

Nëpërmjet Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, i janë atashuar Shqipërisë dy helikopterë hungarezë që po operojnë në zonën e Shkopetit dhe Ulzë, ndërsa një aeroplan Kanader kroat ka ndërhyrë në mënyrë shumë të rëndësishme në Parkun e Lurës“,

Kjo është mbështetje, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, theksoi ministir, është dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë dhe solidaritetit të fortë mes Shqipërisë, Hungarisë, Kroacisë dhe BE-së në përballimin e emergjencave natyrore.

Kemi pasur një përgjigje të menjëhershme për të na ardhur në ndihmë dhe sot dy helikopterë hungarez do vazhdojnë të qëndrojnë në vendin tonë për të vijuar operacionet nesër. Gjithashtu dhe aeroplani kroat do të vazhdojë të qëndroj në mënyrë që forcat tona të kenë mundësi të shpërndahen në territor.”

Ministri deklaroi se asnjë zonë e banuar nuk është në rrezik.

Lajmi pozitiv, sipas ministrit, është se “nuk rrezikohen zona të banuara”.

Ai deklaroi se, forcat tona janë angazhuar në vatrat e zjarrit në Dukat dhe Llogora.

Mendoj se është bërë një punë heroike , qoftë nga toka apo dhe nga ajëri për të parandaluar zgjerimin dhe ku rrezikohet Parku Kombëtar.“

Vengu nënvizoi se “janë kufizuar vatrat aktive dhe janë vendosur perimetra sigurie në të gjitha zonat problematike.”

“Disa vatra të rrezikshme, falë ndërhyrjes efikase të forcave, është bërë e mundur që të fikën,” deklaroi ai.

Duke iu referuar temperaturave ekstreme, Vengu theksoi se “duhet të jemi në vëmendje maksimale për të parandaluar situata edhe më të rënda”.

Sipas tij, “faktori njerëzor është i pranishëm në shumë prej zjarreve,  qoftë nga pakujdesia, qoftë nga zjarrvënie të qëllimshme”.

Sipas vlerësimeve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile e cila koordinon veprimtarinë e zjarrfikësve të pushtetit lokal dhe përfshirjen e foracave të Armatosura, rezulton se  faktori njerëzor është i pranishëm në këto situatat e zjarrvënies, qoftë faktori keqbërës apo nga pakujdesia. Para dy orësh patëm një situatë të vështirë brenda Parkut Kombëtar të Llogorasë. Teksa forcat ishin të përqendruara në lartësinë e Dukatit, rezultoi se kishte një zjarrvënie. Padyshim që kjo do të hetohet, por fatmirësisht reagimi ynë ishte i menjëhershëm dhe u shmang një katastrofë potenciale,” sqaroi ministri.

Përmes RTSH, Vengu i bëri apel rrjeteve të vullnetarëve, strukturave të Mbrojtjes Civile dhe pushtetit lokal “të jenë vigjilentë dhe të angazhojnë mjetet dhe personelin e nevojshëm për të mbuluar çdo rast që mund të paraqitet në territorin e vendit”.

Në përmbyllje, ministri njoftoi se qeveria është e angazhuar për të investuar në mjete ajrore të specializuara për përballimin e zjarreve.

“Shqipëria do të investojë në avionë zjarrfikës. Ne po marrim masat e nevojshme për të rritur kapacitetet tona. Siç dihet, rreziku nga zjarret po thellohet çdo vit, ndaj dhe nevojat për pajisje dhe mjete janë emergjente,” deklaroi Vengu.