Ministri i jashtëm hungarez: Anëtarësimi i Shqipërisë do forcojë BE-në

Peter Szijjarto

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama dhe Komisioneren për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se anëtarësimi i Shqipërinë në Bashkimin Evropian do e forconte këtë të fundit.

Nga Brukseli, Szijjarto theksoi se gjatë periudhës që Hungaria mban Presidencën e Këshillit të BE-së, Shqipëria ka shënuar sukses të paprecedentë.

“Kemi arritur të hapim zonën Shengen me dy vende të tjera në mënyrë që të përshpejtojmë përpjekjet tona dhe shpejtësinë për politikat e zgjerimit dhe të aksesit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nën presidencën hungareze ne kemi arritur ta përshpejtojmë, si vend fqinj me Ballkanin Perëndimor, dhe të kuptojmë shqetësimet e rajonit dhe rëndësinë e qëndrueshmërisë, paqes, qetësisë dhe zhvillimit në Ballkanin Perëndimor.

Kemi pritur për aksesin për 50 vite dhe kjo nuk është diçka e duhur. Ne i detyrohemi njëfarë respekti këtyre vendeve dhe ky proces i ka patur datat të shtyra në mënyrë konstante dhe nuk kishte asgjë tjetër veç bllokimit që prej 15 vitesh ne nuk kemi parë as marrjen e masave dhe as hapa për zgjerimin. Ne do donim që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së. Për 15 vitet e fundit keni dëgjuar për përqasjen në bazë të meritave, por tashmë është me një shpejtësi të ulët.

Në 6 muajt e fundit ne kemi bërë të gjitha përpjekjet për të përshpejtuar proceset e zgjerimit. Që nga 2009 Shqipëria ka paraqitur kërkesën për akses. Në 2014 mori statusin e vendit kandidat në 2022 nisën negociatat dhe themeli i negociatave filloi vetëm këtë vit nën presidencën hungareze. Në 2 muaj kemi pasur 2 konferenca ndërqeveritare, dy kapituj janë hapur dhe kjo shpejtësi është e paprecedentë. Kjo paraqet sukses për Shqipërisë, presidencën hungareze dhe BE-në”, deklaroi ministri.

Ai theksoi se Shqipëria po bën një progres të shkëlqyer sa i përket grupkapitujve, duke e bërë anëtarësimin e saj në BE tejet  të rëndësishëm, pasi sikurse tha ministri, “anëtarësimi i saj do forconte dhe BE-në duke parë progresin ekonomik që ajo ka bërë”.

Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer për kapitujt që do jenë në këtë grupkapitull, si për marrëdhëniet me jashtë dhe sigurinë. Po e hapim këtë grupkapitull sot që Shqipëria të ecë përpara sepse Shqipëri është pjesë e NATO dhe KE-së.

Kur flasim për grupkapitujt, ky grupkapitull është i rëndësishëm për t’u hapur. Interesi ynë i përbashkët është që Shqipëria të ketë sukses dhe t’ia dalë. Është e rëndësishme edhe për vetë Ballkanin Perëndimor, edhe për Shqipërinë”, u shpreh ministri Szijjarto.

Nga 1 korriku, Hungaria udhëheq Presidencën e Bashkimit Evropian.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.