Ministrat evropianë takim me Teheranin, bisedime mbi programin bërthamor të Iranit. Të premten në Gjenevë 

ministrat evropiane

Ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë planifikojnë të zhvillojnë bisedime për programin bërthamore me homologun e tyre iranian të premten në Gjenevë, tha një burim diplomatik gjerman për Reuters.

Ministrat do të takohen së pari me diplomaten më të lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në misionin e përhershëm të Gjermanisë në Gjenevë, përpara se të zhvillojnë një takim të përbashkët me ministrin e jashtëm iranian.

Nisma evropiane vjen mes frikës së përhapjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, pasi Izraeli nisi sulme të gjera ushtarake ndaj armikut të tij të hershëm Iranit, javën e kaluar dhe Irani iu kundërpërgjigj me sulme me raketa, dronë perfshirë raketa hipersonike.

Qëllimi i bisedimeve mes Iranit dhe kryediplomatëe evropianë, të cilat burimi gjerman tha se po zhvillohen në koordinim me Shtetet e Bashkuara, është të bindin palën iraniane që të garantojë me vendosmëri se do ta përdorë programin e saj bërthamor vetëm për qëllime civile, ndersa bisedimet më pas do të pasohen nga një takim në nivel ekspertësh.

Izraeli ka thënë se qëllimi i tij është të eliminojë aftësinë e Teheranit për të zhvilluar një armë bërthamore, por ky i fundit mohon se programi i tij bërthamor ka qëllime ushtarake.

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka folur në mbështetje të sulmit të Izraelit dhe ka zemëruar Teheranin këtë javë duke thënë se iranianët duhet të ulin tensionet ose të përballen me kërcënimin e një shkatërrimi edhe më të madh.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul të mërkurën u bëri thirrje udhëheqësve të Iranit të punojnë drejt një zgjidhjeje që do të përfshinte garanci mbi programin e tij bërthamor, duke thënë se nuk është kurrë vonë për t’u ulur në tryezën e negociatave.