Milano Cortina në RTSH/ Zvicra dominon slalomin special në ski alpin ekipore të kombinuar djem

Zvicra dominon slalom

Radio Televizioni Shqiptar ka vijuar me transmetimin e garave të së hënës tw Lojwrave Olimpike Milano Cortina 2026, teksa janë ndarë medaljet në dy disiplina.

Kështu në zbritjen e lirë në ski alpin për djem, garë ekipore në Downhill, medaljen e artë e fiton çifti zviceran, Franjo von Allmen dhe Tanguy Nef. Për Von Allmen kjo është medalja e dytë e artë në këto Lojëra, pas medaljes së artë të fituar në konkurrimin individual në Downhill.

Ndërkohë që përcaktohen dy çifte fitues të medaljeve të argjendta. Janë skiatorët nga Austria, Vincent Kriechmayr dhe Manuel Feller, dhe skiatorët zviceranë Marco Odermatt dhe Loïc Meillard. Kjo garë u zhvillua në pistën e Stelvios ku për medalje konkurruan 20 skiatorë.