Milano-Cortina 2026 në RTSH, shiten 1.2 mln bileta prej 1.5 të programuara
Ndryshe nga çfarë kishin parashikuar organizatoret Lojrat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026 nuk kanë zgjuar interes të veçantë sa i përket spektatorëve, të cilët duan që të ndjekin direkt emocionet e garave të ndryshme.
Sipas medieve italiane deri më tani janë shitur plot 1.2 milionë bileta për evnetet që do të mbahen në Milano-Cortina 2026 ndërsa shifra e biletave, të cilat ishin hedhur në treg ka qenë 1.5 milionë.
Sipas “Fondazione Milano Cortina” objektivi ishte që të shiteshin 1.5 milionë bileta ndërsa një investigim më i detajuar i bërë nga “il Sole 24 Ore” tregon se prej 1.2 milionë biletave të shitura rreth 900 mijë janë blerë prej përdoruesve individualë ndërsa pjesa e mbetur i është shpërndarë sponsorve.
Disiplina më pëlqyer është ajo e kohejit në akull, e cila ka tërhequr plot 350,000 mijë tifozë. Pas saj vjen edhe Biathlon me plot 150.000 mijë bileta të shitura. Ndërsa në vend të tretë për nga aktivitet, të cilat kanë tërhequr më shumë tifozë është patinazhi në akull me rreth 70 mijë bileta të shitura.
Sa i përket ceremonisë së hapjes mësohet se në “San Siro” deri më tani do të jenë prezent plot 50.000 mijë tifozë ndërsa impianti ka një kapacitet prej 75.000 mijë ulësesh.
