Milano Cortina 2026 në RTSH/ Presidentja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Coventry: Ndihet fryma olimpike, organizim perfekt

Coventry

“Ka entuziazëm dhe emocion të madh, po i afrohemi ceremonisë së hapjes dhe jemi shumë të lumtur për të gjitha. Është një nder i madh për ne që jemi këtu, jemi mirënjohës ndaj Rajonit të Lombardisë për gjithçka që kanë bërë, për punën që po bëhet edhe prapa skenave. Jemi gati të marrim pjesë në ceremoninë e hapjes, atletët po mbërrijnë dhe mund ta ndiejmë frymën olimpike kudo. Arritja në Milano për mua ishte pak si të kthehesha në shtëpi sepse ndjeva një ngrohtësi të tillë, një dashuri të tillë. Gjeta një ekip fantastik, një organizim të mrekullueshëm.”

Presidentja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Kirsty Coventry, e bëri këtë deklaratë gjatë takimit institucional me Guvernatorin e Rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, dhe Presidentin e Fondacionit Milano Cortina, Giovanni Malagò, i cili u zhvillua në Belvedere Silvio Berlusconi në Palazzo Lombardia, për të shqyrtuar situatën përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2026.

Kujtojmë që Lojërat Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026 mund ti ndiqni drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.