Karateistja e talentuar shqiptare, Mikela Skandaj, e cila jeton prej vitesh në Itali, është shpallur nënkampione e Evropës.
Kjo ndodhi në Kampionatin e 14-të Evropian të karatesë të zhvilluar në Varshavë të Polonisë.
Me fitoret e saj të pastra në tureve eleminatore, Mikela Skandaj, e cila konkuroi përkrah 61 rivaleve të saj nga shtete të ndryshme të Europës, mbërriti në finale. Një finale, të cilën ajo dëshironte dhe synonte ta fitonte ashtu si edhe takimet e mëparshme. Dhe, në fak, bëri më të mirën e saj duke luftuar fort përballë finalistes tjetër nga Anglia. Por, kjo finale kishte një precedent më vete, pasi në kundërshtim me rregulloret përkatëse, gjyqtar i kësaj finaleje ishte një arbitër anglez, i cili me vendimet e tij flagrante favorizoi haptazi bashkëkombasen e tij. Ndër të tjera, në reagimin stafit të karateistes lezhjane që përfaqëson kombëtaren e Italisë, si dhe të vetë Mikeles, thuhet se Mikela Skandajt, iu desh të përballonte gabimet me dashje të arbitrave Anglez që i hoqen nga dora medaljen e artë asaj. Ishte e pa kuptimte të arbitronin një finale të tillë bashkombësit e finalistes. Mikeles iu ndërrua tre here tatami, gjë që nuk duhej të ndodhte. Gjithësesi, vendi i dytë dhe medalja e argjendtë për shqiptaren nga fshati Baqel i Lezhës, është për t’u vlerësuar, aq më tepër kur mosha e saj është vetëm 15 vjeçe duke pasur përpara një garanci të plotë se në Europianin e ardhshëm, mdalja e artë do të jetë për të.
Është gjendur rastësisht busti i Jim Morrison , i cili u vodh në vitin 1988…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm…
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka njoftuar zyrtarisht…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë…
Amortizimi i rrjetit elektrik në fshatin fshatin Kuç të njësisë administrative Guri i Zi në…
Ura e Mesit, monumenti i kulturës me vlera të mëdha historike, vijon të tërheqë turistë…
This website uses cookies.