Lajme

Messi, goli i tij më i bukur do të bëhet vepër arti

Në kuadër të nismës së bamirësisë “A goal in life”, e nisur në bashkëpunim me Fondacionin Inter Miami dhe Unicef, Lionel Messit do t’i kërkohet të zgjedhë golin e tij më të bukur, përpara se ta shohë të bëhet një vepër arti nga artisti Refik Anadol, një pionier në estetikën e vizualizimit të të dhënave dhe në artet e inteligjencës artificiale. Produkti i punës së tij më pas do të dalë në ankand nga Christie’s, ku të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.

Fillimisht nisja e një videoje prezantimi të transmetuar nga Morgan Freeman, më pas zbulimi i golit të zgjedhur nga Lionel Messi për këtë iniciativë, të planifikuar për 22 majin në kanalet sociale zyrtare të Fondacionit Inter Miami CF. Vepra përfundimtare do të zbulohet më pas në Nju Jork nga shtëpia e ankandeve Christie më 11 qershor, e firmosur nga artisti Refik Anadol dhe sigurisht nga kampioni argjentinas, për të cilin nuk do të jetë e lehtë të zgjedhë nga më shumë se 800 golat e shënuar në karrierën e tij.

Ankandi do të mbyllet më 25 korrik, me të ardhurat për projektet që ofrojnë akses në programe arsimore cilësore për fëmijët në pesë vende të Amerikës Latine dhe Karaibeve.

Messi do të ketë detyrën e vështirë për të zgjedhur golin e tij më të bukur, mes bizhuterive të shumta që ka dhuruar: “Të zgjedhësh vetëm një gol midis të gjithëve është shumë e vështirë, secili është i veçantë në mënyrën e vet”, përsëriti ai, “dhe disa janë vërtet të rëndësishëm ose të ngjallin kujtime të pabesueshme. Por ia vlen të zgjidhni një si të preferuarin tuaj, për të bërë të mundur këtë projekt unik”.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Kapet me kanabis një shtetas turk / 28-vjeçari u ndalua në PKK Hani i Hotit

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në…

3 minutes ago

Krimet zgjedhore- SPAK dhe BKH aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona

SPAK dhe BKH kanë ndërmarrë një tjetër aksion në qytetin e Shkodrës, ku janë shoqëruar…

21 minutes ago

UNICEF: Holanda, vendi më i mirë në botë për rritjen e fëmijëve

Holanda është renditur si vendi më i mirë për rritjen dhe mirëqenien e fëmijëve ndër…

22 minutes ago

Zgjedhjet- Celibashi: Ndalohet rivlerësimi i votave për partitë gjatë numërimit të “preferencialeve”

Një ditë pas kërkesës së Koalicionit PD-ASHM për këqyrjen e pamjeve filmike të KZAZ nr.…

35 minutes ago

Kupa e Italisë, Milani dhe Bolonja synojnë trofeun

Është dita e Milan-Bologna, finalja e Kupës së Italisë. Pas “antipastës” në kampionat, me ndeshjen…

49 minutes ago

Futsall, Tirana dhe Vllaznia do të përballen në finalen për titullin kampion

Mbrëmjen e djeshme u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale të fazës “Final 4” në kampionatin kombëtar të…

54 minutes ago