Mësohet shkalla e dëmtimit, Hysaj do qëndrojë 1 muaj larg fushës së blertë

Hysaj do qëndrojë 1 muaj

Elseid Hysaj është kthyer në protagonistin e madh te Lazio dhe dje ishte në qendër të vëmendjes në Villa Mafalda. Ai hyri në klinikë në orën 18:30 dhe Lazio, në orën 20:14, publikoi buletinin e vizitave të tij:

“Testet kanë nxjerrë në pah një dëmtim të shkallës mesatare në biceps femoris të kofshës së majtë, i raportuar gjatë ndeshjes së fundit kundër Cagliarit. Lojtari tashmë ka filluar trajtimin specifik dhe do t’i nënshtrohet një monitorimi ditor klinik të rikuperimit”.

Sipas shënimit, nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, siç kishte frikë lojtari, por për një dëmtim të mesëm. Shpresa e Lazios është ta rikthejë atë në fushë pas një muaji, parashikimi më real është ta rikthejë atë brenda 45 ditëve.

Nëse hipoteza e parë do të realizohej, Hysaj do të ishte në kohë për ndeshjen e kthimit të 1/16-tës së Ligës së Evropës (6 mars ndeshja e parë, 13 mars ndeshja e dytë). Përndryshe ai do të humbiste të dyja ndeshjet.

Rehabilimi i lojtarit do të vlerësohet vetëm në javët e ardhshme. Hysaj arriti të rifutej në listën e Serisë A, por në Europë? Lazio ka shtyrë për sot vendimet për listën e UEFA-s. Pellegrini njoftohet jashtë, pritet konfirmimi. Vendin e tij mund ta zërë mbrojtësi shqiptar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.