Meshë në Shkodër për Papa Françeskun  – Besimtarët nderojnë Atin e Shenjtë në Katedralen e Shën Shtjefnit

meshe shkoder

Në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër u kremtua mesha e shenjtë për shpirtin e Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Qindra besimtarë ishin të pranishëm për të marrë pjesë në këtë akt lutjeje dhe për të nderuar figurën e Papa Françeskut.

Ceremonia u udhëhoq nga Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Giovanni Peragine, i cili në predikimin e tij vuri në pah vlerat dhe përkushtimin e Atit të Shenjtë ndaj njerëzimit dhe Kishës.

Ceremonia mortore për Papa Françeskun do të zhvillohet të shtunën e datës 26 prill në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.