Mesha e Krishtlindjes në kishën Ortodokse të Shkodrës / At Nikolla Petani: Historia e botës ndryshoi me lindjen e Jezu Krishtit
Mesha e Krishtlindjes në Kishën Ortodokse të Shkodrës është kremtuar paraditen e kësaj të enjteje, me praninë e dhjetëra besimtarëve.
Famullitari i kishës, at Nikolla Petani, gjatë predikimit të tij u ndal te mesazhi që përcjell kjo festë, duke e cilësuar Krishtlindjen si një moment reflektimi jo vetëm për besimtarët ortodoksë, por për mbarë shqiptarët, me synimin për t’u bërë më të mirë dhe për të forcuar vlerat njerëzore.
