Mesazhi i paqes, Papa Leo XIV hap vitin 2026: Lutje për kombet e përgjakura dhe familjet e plagosura
Nën dritën e ftohtë të 1 janarit, Papa Leo XIV ka udhëhequr Meshën e Vitit të Ri në Bazilikën e Shën Pjetrit, duke lëshuar një thirrje të fortë për unitet dhe solidaritet global.
Në Ditën Botërore të Paqes, Ati i Shenjtë u ndal te dhimbja që po shkaktojnë konfliktet e armatosura, por edhe te dhuna që po bren themelet e shoqërisë: familjen.
Nga dritarja e studios së tij mbi Sheshin e Shën Pjetrit, i mbushur plot me pelegrinë, Papa Leo XIV kërkoi një reflektim të dyfishtë.
“Le të lutemi së bashku për paqen: së pari midis kombeve të përgjakura nga konflikti, por edhe brenda shtëpive tona, në familjet e plagosura nga dhuna ose dhimbja,” tha ai, duke prekur një plagë sociale që po prek çdo cep të globit.
Mbyllja e Vitit të Shenjtë 2025
Ky fillimviti shënon edhe fundin e një periudhe historike për Vatikanin. Më 6 janar, në festën e Epifanisë, Papa do të mbyllë zyrtarisht Vitin e Shenjtë 2025 (Jubileun), një ngjarje që ndodh një herë në 25 vjet dhe që solli miliona besimtarë në Romë.
Një kthesë në qeverisjen e Kishës
Përtej anës shpirtërore, Papa Leo XIV po tregon një stil të ri qeverisjeje. Pas mbylljes së Jubileut, ai do të mbledhë të gjithë Kolegjin e Kardinalëve për një takim dy-ditor. Ky veprim shihet si një rikthim te tradita e konsultimit kolektiv për fatet e kishës me 1.4 miliardë besimtarë, duke u distancuar nga stili më i centralizuar i paraardhësit të tij.
