Lajme

Mesazhe për të rinjtë me aftësi ndryshe në natën e tretë të Sanremos

Është mbyllur nata e tretë e edicionit të 75-së të Festivalit të Sanremos. Në këtë natë u përcoll emocion, humor dhe spektakël, ndërsa nuk munguan të ftuarit specialë dhe mesazhet e përcjella.

Carlo Conti u shoqërua në ketë mbrëmje nga 3 personazhe mjaft të njohura në karrierën e tyre, aktorja dhe Miss Italia 2008 Miriam Leone, këngëtarja dhe prezantuesja Elettra Lamborghini si edhe komediania Katia Follesa.

Gjatë mbrëmjes performuan 14 artistë në garë, ndërsa në përfundim 5 prej tyre u zgjodhën ndër më të pëlqyerit e mbrëmjes.

Grupi Duran Duran, 40 vite pas pjesëmarrjes së tyre në Sanremo u rikthyen si të ftuar specialë në skenë dhe performuan një kolazh me këngët e tyre. Në skenë u ngjit edhe artisti shqiptar Ermal Meta, fituesi i Sanremo 2017.

Një moment i veçantë ishte kur në skenë u ngjit regjisori dhe themeluesi i Teatrit Patologjik Dario D’Ambrosi dhe aktorët e këtij teatri të cilët përcollën mesazhe të rëndësishme për problemet e shëndetit mendor si edhe dhuruan një numër spektakli.

Këngëtarja dhe prezantuesja Iva Zanicchi mori çmimin e Karrierës në këtë mbrëmje, ndërsa në kategorinë e propozimeve të artistëve të rinj, fitues u shpall Setembre.

Sanremo po ndiqet nga një numër i lartë shikuesish jo vetëm në publikun italian por edhe më gjerë.

Sanremo do të vijojë sonte në mbrëmje me natën e nostalgjisë, ndërsa publiku shqiptar mund ta ndjekë edhe në RTSH 1 dhe Radio Tirana 1 nën komentin e Andri Xhahut dhe Elona Jaçellarit.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Rikthehet Kuvendi, të hënën deputetët mblidhen për seancën më të afërt plenare

Rikthehen punimet e Kuvendit të Shqipërisë pas ndërprerjes për gati 7 javë për shkak të…

16 hours ago

Finalja e Champions, Inzaghi: Duam t’u japim një gëzim të madh tifozëve tanë

Dhjetë ditë para finales së Mynihut, është koha që Simone Inzaghi të shikojë etapat që…

16 hours ago

Përmbytje masive në Francë, tre viktima dhe dëme të mëdha pas reshjeve të dendura

Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet…

16 hours ago

Tottenham- Manchester United në RTSH, sot kurorëzohet “mbretëresha” e Europa League

Tottenhami dhe Manchester United do të përballen sot në mbrëmje në orën 21:00 në stadiumin…

17 hours ago

Dita Botërore e Diversitetit Kulturor / Sekja: Rreth 3500 pakica malazeze në harmoni me jetesën në Shkodër

21 maji shënonn Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor. Në Shkodër mendohet se jetojnë rreth 3500…

17 hours ago

Vermosh, në zemer  të Alpeve – Turistët vlerësojnë bukuritë dhe mikpritjen e banorëve

Vermoshi  është një ndër mrekullitë natyrore e klimaterike që Malësia E Madhe e ka në…

18 hours ago