Categories: FLASHMuzikë

Mes suksesit dhe pengimi nga pushteti i ish Jugosllavisë, “Fontana” mbajti gjallë muzikën rok shqiptare të viteve ‘90

Në vitin 1976 në Kaçanik të Kosovës u krijuar një ndër grupet e para të rokut (rock) “Fontana”, ku solisti kryesor ishte Osman Shehu, i cili kujton sot të gjitha vështirostë që kanë hasur rrugës por edhe sukseset që ato korrën në moshë fare të re.

Ishin vetëm disa 18-vjeçarë që  vendosën që të formonin një grup dhe teksa ishin në kërkim të emrit, u frymëzuan nga një shatërvan i vogël në Kaçanik.

 “Në moshën 18 vjeç formuan grupin me një grup shokësh, në kushte shumë të këqija vetëm me dy kitare. Nuk kishim as sallë ku të ushtroheshim. Teksa ishim në kërkim të emrit të grupit tonë rock në Kaçanik është një shatërvan dhe vendosëm që emrin do të jetë “Fontana””, tha osman Shehu në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH.

Grupi “Fontana” mbajti gjallë rock-un në Kaçanik dhe më gjerë, ndërsa këngët e tyre kanë rritur breza të tërë. Dy këngët e para u regjistruan në 1980, ku kë pas perlat muzikore e ndoqën ndër vite.

“Në 1980 regjistruam dy këngët e para. Për herë të parë regjistruam në Radio Prishtina, ku kënga jonë “Shkëmbi i Kujtimit” doli një super hit që qëndroi për 16 javë në vend të parë të listave muzikore dhe kërkesave të kohës. Më duhet të them se dhe kompozitorët e njohura në atë kohë na ndihmuan dhe hapën rrugën që të mund të zhvillonim aktivitetin tonë”, kujton Osman Shehu, ndërsa shton se koncertin e parë e kanë mbajtur në Kaçanik dhe më pas në Shkup.

Edhe pse “Fontana” edukoi brezat e të rinjve para viteve 1990 me muzikën rock, këngëtari dhe kitaristi osman Sheu kujton me trishtim dhe momente e vështira, kur në atë kohë në regjimin e Jugosllavisë iu ndalua aktiviteti publik.

“U trembën nga pushteti ynë në atë kohë”, thotë Shehu, ndërsa kujton një moment kur pushteti në atë kohë i kishte dërguar Radio Prishtinës një letër me 5 faqe ku argumentonte pse nuk duheshin transmetuar më këngët e “Fontanës”.

“Me formimin e grupeve  të reja shqiptare të rock-ut ne larguam muzikën jugosllave që qe përhapur në Kosovë dhe në fonotekën e Radio Prishtinës jepeshin këngët tona. Në vitin 1982 regjistruam 3 këngë, por ato nuk patën fatin të jepeshin kurrë pasi pushteti i atëhershëm i ra në sy pushteti dhe suksesi ynë. Mbaj mend që kishin dërguar një letër me 5 faqe për mua që jam një person i papërshtatshëm politikisht dhe kam bërë muzikë në përvjetorin e vdekjes së Titos, ku krejt Jugosllavia ka mbajt zi, Osman Shehu këndonte. U dha urdhër që “Fontana” të hiqej nga fonoteka e Radio Prishtinës. Ky ndalim zgjati nga 1983 deri kur u rrëzua ish-Jugosllavia”, tha Shehu.

Megjithatë edhe pse nën regjimin e Jugosllavisë, shqiptarët e Kosovës dëgjonin fshehurazi këngët e “Fontanës” në Radio Kukësi apo Radio Tirana. Sot grupi “Fontana” i ka lënë si pasuri publikut dhe fonotekave të paktën 3 albume rock.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ka përfunduar numërimi i votave nga Greqia për 6 qarqe, vijon procesi për të tjerat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm…

9 hours ago

Nga 1 qershori, hyn në fuqi marrëveshja për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka njoftuar zyrtarisht…

9 hours ago

Presidenti Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV! Kreu i Shtetit takohet me Atin e Shenjtë! Zbardhen diskutimet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë…

9 hours ago

Dekada pa investime – Në fshatin Kuç shqetësim infrastruktura rrugore dhe rrjeti elektrik

Amortizimi i rrjetit elektrik në fshatin fshatin Kuç të njësisë administrative Guri i Zi në…

9 hours ago

Ura  Mesit, atraksion për turistët – Të huajt vlerësojnë historinë dhe arkitekturën

Ura e Mesit, monumenti i kulturës me vlera të mëdha historike, vijon të tërheqë turistë…

9 hours ago

Banda muzikore në Festivalin Ndërkombëtar / Artistët PAK nga Shkodra do të përfaqësojnë Shqipërinë në Norvegji

Shkodra do të përfaqësojë sërish Shqipërinë në një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për…

9 hours ago