Lajme

Merz nuk arrin të zgjidhet kancelar nga parlamenti gjerman

Udhëheqësi konservator i Gjermanisë, Friedrich Merz, nuk ka arritur numrin e nevojshëm të votave për të formuar një shumicë në parlament për t’u bërë kancelar.

Merz, 69 vjeç, fitoi vetëm 310 vota në dhomën e ulët të parlamentit, por i duheshin 316.

Koalicioni i tij me qendrën e majtë ka vende të mjaftueshme në parlament, por duket se 18 deputetë që pritej ta mbështesin atë nuk u pajtuan. Dështimi i Merz në votimin e parë shihet si i paprecedentë në historinë moderne gjermane.

Bundestagu tani do të ketë 14 ditë të tjera në dispozicion për të zgjedhur Merz ose një kandidat tjetër si kancelar.

Konservatorët e Merz fituan zgjedhjet kombëtare në shkurt me 28.5% të votave, por kishin nevojë për të paktën një partner për të formuar një qeveri shumicë.

Të hënën ata nënshkruan një marrëveshje koalicioni me Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD), të cilët fituan vetëm 16.4%, rezultati i tyre më i keq në historinë gjermane të pasluftës.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Peshkimi me grep / 76-vjeçari:  Ky është pasioni i një jete

Më shumë sesa një mënyrë për të siguruar jetesën është një sport të cilin ata…

28 minutes ago

Festa e Luleve – Pedonalja e Shkodrës mbushet nga lulet shumëngjyrëshe

 Shkodra feston prej 30 vitesh mes lulesh e këngësh ardhjen e pranverës. 6 Maji është kthyer tashme në një festë tradicionale.…

30 minutes ago

Lule dhe këngë në QKF “Kujtim Alija”- Fëmijët sjellin kurora për Festën e Luleve

Kursi i arteve dhe zejeve, nën drejtimin e mësueses Stela Toska, ka sjellë një risi…

49 minutes ago

Muzeu që dëshmon krimet e komunizmit – Turistët e huaj: Impresionuese, mësuam një pjesë të identitetit të Shkodrës

Çdo vit e më tepër Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër po tërheq vëmendjen…

51 minutes ago

“Vulosi” fitoren e Interit, Asllani në formacionin e javës në Serie A

Kristjan Asllani ishte protagonisti kryesor në suksesin e Interit përballë Veronës në fundjavë, pasi shënoi…

1 hour ago

Napoli “3 hapa” larg titullit, Conte synon një rekord të veçantë

Pas titullit të fituar me Juventusin dhe pas atij me Interin, nëse do të fitonte…

1 hour ago