Bashkimi Europian ka përmbyllur miratimin e çeljes së Grupkapitullit 3 të bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë.
Ambasadori i Polonisë në Tiranë, Vojciech Unolt i tha Televizionit Publik në emisionin “Kuota” se vendimi i Brukselit nën presidencën polake, dy ditë më parë, do të finalizohet në fund të muajit.
“Jam i lumtur të njoftoj është marrë vendimi në Bruksel për të hapur edhe një Grupkapitull tjetër, 3-shi që merret me konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Hapja e këtij grupkapitulli do të ndodhë pak më vonë, drejt fundit të majit. Pra, ky është një tjetër sukses i rëndësishëm që mund të arrijmë me Shqipërinë brenda presidencës sonë”, tha Unolt.
Ky është Grupkapitulli i katërt në totalin prej 6 grupkapitujsh të bisedimeve, gjë që e bën Shqipërinë të drejtojë aktualisht procesin e zgjerimit.
“Shqipëria është bërë, së fundmi, një nga liderët e procesit të zgjerimit, dhe kjo është arsyeja pse Presidenca Polake e Këshillit të BE-së ka arritur përparim të rëndësishëm, veçanërisht për Shqipërinë në këtë fushë”, tha ambasadori i polak në vendin tonë.
Me hapjen e Grupkapitullit 3, Shqipëria shënon rekordin europian të hapjes së 24 kapitujve të bisedimeve të anëtarësimit brenda pak muajsh nga 35 që janë gjithsej.
Kjo e bën realiste e të mbërritshme edhe hapjen e dy grupkapitujve të tjerë brenda këtij viti, një ambicie e Shqipërisë e mbështetur nga Bashkimi Europian.
“Tymi i bardhë” ka mbërritur por trajneri i ri do të marrë detyrën vetëm pas…
Finalja e Europa League 2024/25 do të jetë një derbi anglez. Manchester United dhe Tottenham…
Në 12 maj në “Arenën Kombëtare” do të luhet finalja e madhe e “Final 4”,…
Aeroporti i Tiranës (TIA) është zyrtarisht aeroporti me trafikun më të madh të pasagjerëve në…
Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri dhe ka marrë emrin Leoni XIV. Ai…
Papa i sapozgjedhur Leoni XIV kremtoi meshën e tij të parë si kreu i Kishës…
This website uses cookies.