Merkato/ Barcelona arrin marrëveshjen me Willimas, Laporta punon për të krijuar mundësinë e regjistrimit

Willimas,

Barcelona ka arritur një akord me përfaqësuesit e Nico Williams, i cili vetëm tre ditë më parë u kishte bërë të ditur se klubi katalan ishte skuadra ku do të dëshironte që të vazhdonte karrierën.

Sipas shtypit spanjoll Williams ka pranuar që të përfitojë 7-8 milionë euro në sezon edhe pse klubeve të tjera të interesuara u kishte kërkuar shifra dyshifrore. Në këtë pikë pengesa e madhe quhet Atletic Bilbao.

Klubi bask kërkon që klauzola e shitjes në kontratën e 21-vjeçarit, e cila është rreth 58-62 milionë euro, duhet që të paguhet njëherazi. Në këtë pikë presidenti i klubit, Laporta, po punon për të siguruar fondet e nevojshme. Njëkohësisht ai po diskuton edhe me La Liga-n për të evituar një tjetër çështje “Olmo”.