Menaxhimi i zjarreve / Hasa: Nevojë për mjete të përshtatshme për terrene malore

Javët e fundit ka pasur një shtim të rasteve te zjarrin veçanërisht në territorin e bashkisë Malësi e Madhe.
Sipas përgjegjësit të Repartit Zjarrëfikës atje, Besnik Hasa, burimet njerëzore janë të mjaftueshme, por mungojnë mjetet e përshtatshme për terrene malore.
Malësia e Madhe mbulon një territor të gjërë, kryesisht malor, ku ndërhyrjet shpesh herë janë sfiduese.
Ndaj edhe efektivet apelojnë për më shumë bashkëpunim sidomos me plotësimin e mjeteve të nevojshme.
Aktualisht, në qarkun Shkodër nuk raportohen vatra zjarri aktive, megjithatë nuk kanë munguar rastet, sidomos të shkakruara nga vetë dora e njeriut.