Menaxhimi i mbetjeve sfida e sezonin turistik – Velipojë, pastrimi i plazhit me disa frekuenca në ditë

bekim mema

Pastrim dhe menaxhimi i mbetjeve në plazhin e Velipojës gjatë ketij sezoni do të realizohet nga  strukturat e Bashkisë Shkodër, në bashkëpunim me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Gjatë ditëve të pikut, ky destinacion veror frekuentohet nga deri në 100 mijë pushues në ditë, çka e bën të domosdoshme kryerjen e disa cikleve pastrimi brenda për të garantuar standardet mjedisore dhe higjienike.

Krahas Velipojës, edhe në Parkun Kombëtar të Alpeve, veçanërisht në Theth, menaxhimi i mbetjeve është kthyer në prioritet për autoritetet vendore.

 Në këtë fillim sezoni, Thethi po përballet me një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, kryesisht të huaj, duke shtuar sfidat për ruajtjen e pastërtisë.

Autoritetet theksojnë se përballimi i sfidës së mbetjeve kërkon jo vetëm angazhim institucional, por edhe ndërgjegjësim dhe bashkëpunim nga vetë pushuesit për të mbajtur ambientin të pastër.