Menaxhimi i mbetjeve në Shkodër / Shabaj: Në zonat turistike është shtuar vëmendja për ruajtjen e pastërtisë

Menaxhimi i mbetjeve është kthyer në prioritet për autoritetet vendore në Bashkinë e Shkodrës.
Përveç pjesës së qytetit, vëmendja kryesore është përqëndruar në zonat turistike siç janë Thethi, Shiroka, Velipoja, por edhe Kalaja e Shkodrës.
Sipas Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimit dhe Monitorimit në këtë bashki, Altin Shabaj, Thethi dhe Velipoja po përballen me një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, ndaj është shtuar edhe vëmendja për ruajtjen e pastërtisë.
Shabaj thekson faktin se mungesa e ndërgjegjësimit dhe dhe mos bashkëpunimi nga vetë pushuesit, për të mbajtur ambientin të pastër, mbeten sfidat më të mëdha në Bashkinë e Shkodrës.
Gjatë sezonit turistik të vitit 2025 janë shtuar kontenierë në disa pika të Thethit dhe Velipojës, për të përmirësuar infrastrukturën.