Menaxhimi i destinacioneve turistike të Shkodrës – Forum për sfidat e strategjitë e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit

menaxhimi i dest univers

Zhvillimi i turizmit masiv  në vitet e fundit e bën të domosdoshëm  planifikimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm  të distinacioneve turistike të rajonit të Shkodrës.

Ky ishte fokusi kryesor i forumit te organizuar nga Departamenti i Turizmit në Universtetin e Shkodrës. 

Nga referuesit u vu theksi tek roli që kanë  në këtë drejtim organizatat e menaxhimit të këtyre destinacioneve.

E pranishem ne këte forum Zëvendësministrja e Turizmit, theksoi rëndësinë e promovimit të traditave lokale, që luajnë një rol kyç në zhvillimin e turizmit.

Planifikimi dhe menaxhimi i destinacioneve turistike të Shkodres shihet si  prioritet edhe  nga pushteti vendor,  që synon  forcimin e bashkëpunimit me të gjithë aktorët që operojnë në këtë sektor.

Veprimtari të tilla shihen si një hap i rëndësishëm për një menaxhim më të efektshëm të turizmit në Shkodër, duke siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të balancuar mes rritjes ekonomike dhe ruajtjes së trashëgimisë natyrore e kulturore.