Mehdi Çoba si mbrojtës i majtë – Forma jo e mirë e Yagos ka bërë që sulmuesi të luajë në këtë pozicion

brdaric mehdi coba

Mungesa e lojtarëve për shkak të dëmtimeve gjatë dy fazave të para ka detyruar trajnerin gjerman të Vllaznisë, Thomas Brdaric, të improvizojë në lidhje me ndryshimet e pozicioneve të lojtarëve.

 Një prej tyre është edhe sulmuesi i krahut, Mehdi Çoba.

Mëngjërashi i Vllaznisë po luan në ndeshjet e fundit si mbrojtës i majtë. Performanca e tij ndaj Tiranës në këtë pozicion është vlerësuar pozitivisht nga Brdaric.

Forma jo e mirë e Yagos mund ta detyrojë sërish Çobën të luajë në këtë rol.

Ndryshimet e pozicioneve tek Vllaznia janë bërë gjithnjë e më të shpeshta, dhe në ndeshjen ndaj Tiranës u bënë disa  ndryshime të tilla.

Ndërsa pritet që në ndeshjen me Skënderbeun për javën e 21 të Abissnet superior, shkodranët të kenë sërish mungesa ku mesfushori Krymi ka arritur numrin 4 të kartonave të verdhë.

Mungesën e numrit 6-të pritet ta mbulojnë dyshja Sala-Deliu.

 Ndaj Tiranës u prezantuan si titullarë, madje duke zhvilluar një ndeshje shumë pozitive e duke marrë vlerësime për performancën e tyre