Medvedev: Rusia nuk ka ndërmend t’i japë Iranit armë bërthamore
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev zbuti kërcënimet për një përshkallëzim bërthamor të hënën pas një qortimi nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, kritikoi bombardimin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit gjatë fundjavës dhe shkroi se disa vende, të cilat nuk i përmendi, ishin tani gati të furnizonin Teheranin me koka bërthamore.
‘’Dëgjova ish-presidentin rus Medvedev të përdorte rastësisht fjalën ‘N’ (bërthamore!) dhe të thoshte se ai dhe vende të tjera do t’i furnizonin Iranit me koka bërthamore? A e tha vërtet këtë apo ishte vetëm imagjinata ime?”, theksoi Trump.
“Lidhur me shqetësimet e presidentit Trump … unë e dënoj sulmin e SHBA-së ndaj Iranit’’, theksoi me tone më të zbutura Medvedev në një postim në X.
“Megjithatë, Rusia nuk ka ndërmend t’i furnizojë Iranit me armë bërthamore sepse, ndryshe nga Izraeli, ne jemi palë në Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore”, shtoi ai.
Gjatë qëndrimit të tij në Kremlin, 59-vjeçari u pa si një dritë shprese liberale. Megjithatë, që nga fillimi i luftës së Rusisë me Ukrainën, ai ka tërhequr vëmendjen e publikut kryesisht për deklaratat e tij të ashpra.
