Medalistët e Gjimnazit “28 Nëntori” / Ekselentët që duan të studiojnë në Shqipëri për mjekësi, inxhinieri dhe arkitekturë

Në këto kabinete të vogla gjenden mjeket, inxhinierët dhe arkitektët e së ardhmes.
7 Maturantë që puna e tyre në 12 vite u përmbush me arritje ekselente duke qënë medalistë me mesatare absolute 10.0
Marikleda, Jehona dhe Arnisa kanë kaluar orë të tëra në 3 vitet e gjimnazit pranë kabinetit të biologjisë.
Për ta, kjo përmbyllje ishte realizim i një pune të gjatë.
Eden, Juena, Altea dhe Klaudia kanë kuptuar se përmes inteligjencës mund të arrish gjithcka.
Klasa e Inteligjencës artificiale për ta ka lënë gjurmë duke u bërë bashkëudhëtar i dijeve.
7 maturantët nuk i bashkon vetëm fakti që sot janë medalistë absolutë, por edhe dëshira e tyre për të studiuar e kontribuar në vendlindje duke u bërë kështu mjekë, inxhinierë dhe arkitektë në vendin e tyre.
Aktualisht, në gjimnazin “28 Nëntori” në Shkodër janë 8 medalistë të konfirmuar dhe 2 në pritje.

