“Me zemër shkrova” / Promovohet vëllimi i dytë poetik i autorit Çesk Lukani

me zemer shkrova

Shkodra vijon të mbështesë krijimtarinë letrare përmes aktiviteteve që i kushtohen autorëve vendas.

 Mbrëmjen e së enjtes, në ambientet e Qendrës Rinore “Atelie” u zhvillua promovimi i vëllimit poetik “Me zemër shkrova” nga poeti Çesk Lukani.

Ngjarja u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve Shkodër në bashkëpunim me Qendrën Rinore, ndërsa në fjalën hapëse përshëndeti edhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve, Zija Vukaj, i cili vlerësoi autorin për ndjeshmërinë dhe thjeshtësinë që përcjell në vargjet e tij.

“Me zemër shkrova” përbën një reflektim emocional të autorit mbi jetën, dashurinë dhe rrugëtimin shpirtëror të njeriut, duke sjellë në vëmendje bukurinë e fjalës së shkruar si mjet i fuqishëm komunikimi dhe vetëdijeje.

Ky aktivitet promovon letërsinë e re dhe po ashtu nxit më të rinjtë që të afrohen më shumë me krijimtarinë poetike dhe autorët vendas.