Më shumë turistë në Theth / Prefektja e Shkodrës, kemi lënë pas ndikimin e aksioneve.
Zonës turistike të Thethit dalëngadalë po i rikthehet magjia e munguar.
Të dhënat e javës që po lëmë pas flasin për shifra të larta të turistëve , ku aksionet e disa javëve më parë nuk kanë dhënë impakt në frenimin e vizitorëve.
Gjatë muajve qershor-korrik, 13 turistë kanë patur nevojë për ndërhyrje për shkak të incidenteve në rrugë apo humbjeve në zonat malore.
Të gjithë rastet janë asistuar me sukses, thotë Angoni.
Në Theth, krahas pastrimit të inerteve nga ana e ushtrisë dhe Bashkisë Shkodër po bëhet edhe mbjellja e barit, për t’i dhënë hijeshinë e duhur zonës.
