Më shumë ankesa për diskriminim – Kryeson shkaku i aftësisë së kufizuar, më pak raste për bindjet fetare

robert gajda

Diskriminimi për shkak të aftësisë së kufizuar mbetet një numër në rritje i ankesave me 56 të tilla. Të dhënat për vitin 2025 tregojnë se më pak ankesa ka pasur për identitetin gjinor dhe orientimin seksual me 13 raste, ndjekur nga shkaqet e bindjeve fetare me 3. Për komisionarin e mbrojtjes nga diskriminimi Robert Gajda, shtimi i numrit të ankesave me 392 çështje lidhet edhe me rritjen e ndërgjegjësimit për t’u drejtuar institucionalisht.

Ka shumë lloje të aftësive të kufizuar kryesisht me infrastrukturën e cila është e papërshtatshme dhe nuk është rregulluar mirë situata se si do të ndodhi kompensimi që këtyre personave duhet ti jepet në transportin publik”, u shpreh Komisionari për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Gajda thotë se rastet e marra në shqyrtim referuar në media, përfaqësojnë një komunitet të tërë.

Kanë qenë raste të cilat lidhen me të drejtën e arsimit. Shkolla në zona rurale të cilat nuk kanë pasur asnjë lloj investimi ndër vite dhe në këndvështrimin tonë ka element diskriminimi sepse mbi të gjitha paragjykohet e drejta për arsim e fëmijëve që jetojnë në zona rurale”, tha ai.

Të dhënat pasqyrojnë një numër më të lartë në aspektin gjinor, kryesisht me gjuhën e urrejtjes që përdoret kundrejt personave për shkak të orientimit seksual.

Ndërsa numri i ulët i rasteve që lidhen me besimin fetar, për komisionarin Gajda shërbejnë si rënie kambane për të mos cenuar harmoninë fetare.

Disa nga rastet lidhem me gjuhën e urrejtjes një ndër rastet është mos lejimi i kryerjes së ritualit të faljes për një person të besimit fetar”, tha Gajda.

Tirana kryeson listën e qyteteve me një numër të lartë ankesash. Viti që lamë pas shënoi edhe dy ankesa në Pustec, ku njerëzit u ankuan për mungesë shërbimi cilësor në administratë.