Më pak prenotime për pushime jashtë vendit / Operatorët turistikë në Shkodër: Rritet interesi për destinacionet vendase
Prenotimet për pushime jashtë Shqipërisë po shënojnë rënie këtë verë, krahasuar me sezonet e mëparshme.
Drejtuesit e agjencive turistike në Shkodër thonë se, pavarësisht interesit tradicional për Antalian në Turqi, rritja e tarifave nga resortet ka kufizuar ndjeshëm kërkesat.
Në të kundërt, turizmi vendas, veçanarisht ai malor, po shënon rritje të dukshme. Lumi i Shalës, Valbona dhe Thethi kryesojnë listën e destinacioneve që shkodranët po zgjedhin t’i vizitojnë përmes mundësive të udhëtimit apo guidave që ofrojnë operatorët turistikë.
Sipas këtyre të fundit, kërkesat për këto zona janë rritur me mbi 30 % krahasuar me verën e kaluar.
Një tjetër faktor që ka ndikuar në uljen e volumit të punës për operatorët turistikë janë prenotimet online.
Platforma si Booking.com i mundësojnë klientit të sigurojë vetë akomodimin dhe transportin, çka po reflektohet në një ngushtim të tregut tradicional të ndërmjetësimit
