Procesi i integrimit të Shqipërisë ka qenë i gjatë, kompleks dhe shumëplanësh, por duket se vitet e fundit puna po bëhet më e prekshme për qytetarët.
Lajmi më i mirë i ditëve të fundit është materializimi i përpjekjeve dhjetëvjeçare për anëtarësimin e vendit në tregun europian të pagesave, një arritje, e cila me operacionalizimin e saj do të sjellë përfitime për qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, duke e integruar më tej sipërmarrjen dhe ekonominë shqiptare me tregun europian.
Është pikërisht Banka e Shqipërisë që e ka udhëhequr këtë proces të rëndësishëm, duke u treguar proaktive ndaj ndryshimeve teknologjike në ambientin ndërkombëtar të pagesave dhe duke e drejtuar tregun drejt adoptimit të këtyre ndryshimeve.
“Shqipëria së bashku me Malin e Zi nga 21 nëntori janë pranuar tashmë si pjesë e zonës gjeografike SEPA dhe që prej afateve të operacionalizimit, ofruesit e shërbimeve në territorin shqiptar do të munden të ofrojnë shërbimet transaksionale ndërkufitare me tarifa shumë më të lira dhe me kohë shumë më të shkurtër me vendet e Bashkimit Europian dhe të zonës SEPA. Këtu flasim për reduktim disafishe, të paktën pesë herë më të lira sesa ç’janë aktualisht me modelin ekzistues të bankave,” tregon Ledia Bregu, drejtore e Departamentit të Pagesave në Bankën e Shqipërisë.
Në një intervistë për “The Times”, Viktor Montaljani i ka kërkuar Federatës së Futbollit që…
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi ligjëratën akademike me temë: “Metodologjitë e kërkimit në një…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet punimeve duke i çelur kështu rrugë projektit…
Zef Çukaj dhe Simon Çukaj prej ditësh janë rikthyer nga Anglia dhe Italia, vende ku…
Teksa inspektoi investimin që po bëhet në furnizimin me ujë vaditës të fshatrave Shelqet, Pistull…
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, në shkollën “Pashko Vasa” u organizua aktiviteti festiv…
This website uses cookies.