Mbyllet edicioni i 21-të i Rally Albania

Rally Albania

Rally Albania ka shënuar një tjetër sezon fantastik me Edicionin e 21-të. Mbi 180 garues nga 24 shtete të botës përshkuan mbi 2000 km, në terrene jashtë rruge.

Kampionati tregoi edhe një herë shpirtin e lartë të garës dhe adrenalinën e jashtëzakonshme që të ofron ky sport. Në përfundimin e garës, dominuan për makina çifti, Laverion Nurka-Mario Nikolli, ndërsa për motorë Tomas Marini.

Pas 7 ditësh garash intensive, në Tiranë është realizuar një mbyllje spektakolare, ku janë shpërndarë edhe trofetë për fituesit. I pranishëm në këtë aktivitet përmbyllës ishte edhe Presidenti i KOKSH, z. Fidel Yllli, zv/Ministri i Arsimit dhe Sportit Endrit Hoxha dhe Presidentja e Federatës së Motoçiklizmit Julinda Dhame.