Mbyllen hetimet për dosjen “Meta”, SPAK nis njoftimin e të pandehurve, nesër paraqitet Monika Kryemadhi

Meta”, SPAK

SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen “Meta” dhe ka nisur zyrtarisht njoftimin e të pandehurve për t’u njohur me akuzat dhe përfundimet e hetimeve.

Mesditën e sotme në ambientet e SPAK është paraqitur Ema Çoku, e hetuar për pastrim parash, si dhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, e cila gjithashtu është marrë e pandehur.

Po sot, do t’i komunikohet zyrtarisht mbyllja e hetimeve edhe Pirro Xhixhos, ish-drejtues i AKEP, i hetuar për korrupsion pasiv.

Ndërkohë, nesër në orën 13:00, pritet të paraqitet në SPAK Monika Kryemadhi për t’u njohur me përfundimet e hetimeve ndaj saj, ndërsa për ish-presidentin Ilir Meta, ende nuk është bërë publike data kur do t’i komunikohet zyrtarisht mbyllja e hetimeve.

Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, dhe Monika Kryemadhi, ndaj të cilës është vendosur “detyrim paraqitje”,  përballen me tri akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të pasurisë, që lidhen me aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetime pasurore të thelluara.