Mblidhet Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, në vemendje fjala e drejtuesit të SPAK Altin Dumani

3bd5ccd76ce84ab7aa37e207038745fc

3bd5ccd76ce84ab7aa37e207038745fc

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE) do të zhvillojë takimin e radhës të mërkurën në mesditë.

Tema e tij do të jetë “Ecuria në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimi i rekomandimeve të Komisionit Europian në Raportin e vitit 2022 për Shqipërinë, si dhe Nënkomitetit BE-Shqipëri për Drejtësi, Liri dhe Siguri 2023 “.

Në vemendje të të pranishmëve pritet të jetë fjala e drejtuesit të SPAK Altin Dumani.

Kohët e fundit kanë tërhequr vemendjen disa deklarata të tij lidhur me çështje të rëndësishme që po shqyrton drejtësia shqiptare.