Mbledhja e Këshillit Bashkiak – Shtimi  aseteve të Bashkisë, ndër projektvendimet më të rëndësishme

mbledhja e k Bashkiak mars

Këshilli i Bashkisë Shkodër ka zhvilluar mbledhjen e radhës për marrjen në shqyrtim të projektvendimeve të paraqitura.

Gjatë kësaj mbledhjeje  janë miratuar menjëherë  projektvendimet për fondin e ndihmës ekonomike  si dhe për strehimin emergjent të një familjeje në banesat sociale.

Një ndër pikat e kësaj  mbledhjeje ishte  miratimi i  kritereve dhe procedurave për licensimin e agjencive funerale, ku parashikohej ndalimi i tyre në disa zona të qendrës së qytetit, në zona të dukshme  apo në ambiente ku banojnë shumë qytetarë.

Në mbledhje u diskutua dhe për ngritjen e Këshillit artistiko-kulturor, në përbërje të të cilit bëjnë pjesë mjaft figura të njohura .

Projektvendimet më të rëndësishme lidheshin me kalimin në pronësi të  Bashkisë Shkodër të ndërtesave , apo terriroreve si ish- godina e Gjykatës së shkallës së parë, apo territori para konvikteve të studentëve.

Shtimi i aseteve të Bashkisë vlerësohet nga drejtuesit e Bashkisë si një rritje e vlerës  në shërbim të qytetarëve, ndërkohë që certifikimi i tyre do i hapë rrugë dhe investimeve të duhura në këto prona.

Pavarësisht  abstenimeve në disa pika  të këshilltarëve të djathtë, të gjitha projektvendimet e paraqitura u miratuan me shumicën e votave të këshilltarëve.