Mbledhja e Këshillit  Bashkiak  Shkodër / Miratohen projektvendime për investime dhe parkingje me pagesë

kesh bashkiak qershor

Këshilli Bashkiak ka marrë në shqyrtim një sërë projektvendimesh të rëndësishme  të lidhura me ndihmën ekonomike, ndihmën financiare për dëmet nga zjarri, programet  buxhetore që synojnë investime në insfratrukturën arsimore e turistike, apo dhe tarifimin e parkingjeve dhe përcaktimin e stacioneve të linjave qytetase dhe ndërqytetase.

Mbledhja  filloi  me një sërë debatesh, që lidheshin kryesisht me projektvendimin e buxhetit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm 2025 -2027.

Përfaqësuesit e PD-së kërkuan heqjen nga rendi i ditës të këtij projektvendimi, pasi ligji parashikonte dëgjesë publike për projektvendimet që parashikojnë shuma të mëdha monetare.Reagime pati nga këshilltarët e djathtë dhe për projekvendimin që parashikonte parkime me pagesë në  Velipojë dhe Shirokë, pasi bëhet fjalë për zona turistike.

Pavarësisht debateve , të gjitha projektvendimet u miratuan me shumicën e votave të këshilltarëve.