Categories: BotaLajme

Mbi 18 mijë viktima në Gaza

Ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant tha në  një konferencë për shtyp se  konflikti në Gaza do të vazhdojë derisa Izraeli të arrijë qëllimet e tij, pavarësisht presionit ndërkombëtar.  “Lufta do të përfundojë kur të arrihen qëllimet e saj. Unë marr parasysh gjithçka që SHBA kërkon dhe thotë, para së gjithash për shkak të miqësisë dhe gjithashtu për shkak të interesave të përbashkëta”, shtoi ai. 

Gallant u shpreh se rritja e intensitetit të sulmeve nga ushtria izraelite në Gaza, do të rrisë shanset për arritjen e një marrëveshje për lirimin e pengjeve nga Hamasi. “Unë besoj se nëse rrisim presionin ushtarak, do të ketë oferta për më shumë marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe nëse ka oferta, ne do t’i shqyrtojmë ato”,- u shpreh ai. 

Gallant tha se batalionet Jabaliya dhe Shexhaiya të Hamasit në Rripin verior të Gazës janë “në prag të çmontimit”.  

Sulmet izraelite në Gaza i kanë marrë jetën deri më tani më shumë se 18 mijë e 250 palestinezëve, ku më shumë se 70% e tyre janë gra dhe fëmijë. 
Edhe numri i të plagosurve po ashtu është tepër ii lartë. Sipas Ministrisë së Shendetësisë në Gaza të plagosur janë mbi 49 mijë e 900 persona të cilët po vuajnë mungesën e ilaçeve si pasojë e bllokadës izraelitë që e ka lënë enclavën pa ujë, ushqim, energji elektrike dhe shërbime shëndetësore prej 8 javësh. 

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Atletikë, Franko Burraj vendos rekord të ri kombëtar

Franko Burraj vendos rekordin e ri Kombëtar në garën e 400m në atletikë. Sportisti shkodran…

6 hours ago

Al Hilal rrit ofertën, gati 50 milionë për të rrëmbyer Inzaghin nga Interi

Sigurisht, është e qartë se e gjithë koka është në Mynih. Ka mbetur vetëm një…

7 hours ago

Luhatjet e temperaturave dhe reshjet – Dëmë në pemtari dhe vreshtari, ankohen fermerët

Kjo është Verenila Kolndrekaj nga fshati Stajkë i bashkisë Vau Dejës.  Ajo tregon se prej…

7 hours ago

Promovohen katër romane – Hysa: Mesazhi i dashurisë mbizotëron në krijimet e mija

Ambra Hysa, një shkrimtare e re, zgjodhi që, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve në…

7 hours ago

“Moto Fest Shkodra 2025” – Tre ditë festive dhe me adrenalinë, gërshetuar me muzikë

“Moto Fest Shkodra 2025” është eventi që ka ndezuar atmosferën festive dhe të argëtimit këtë…

7 hours ago

Festivali i Letërsisë “ZaNa” ndalet në Shkodër – Zëra poetikë nga rajoni bashkohen përmes artit

Pas Mitrovicës, edicioni i radhës i festivalit letrar  ZaNa vijoi rrugëtimin në Shkodër. Në Bibliotekën…

7 hours ago