Mbetjet në fshatin Kuç / E gjithë gjatësia e brigjeve të Kirit është e ndotur

Mbetjet ndërtimore, mbetjet plastike ato shtëpiake dhe mbetjet organike derdhen në mënyrë të pakontrolluar në lumin Kir, në afërsi të fshatit Kuç, duke dëmtuar rëndë mjedisin.
Një pjesë e madhe e kësaj ndotje vjen nga mungesa e ndërgjegjësimit qytetar dhe infrastruktura e pamjaftueshme për menaxhimin e mbetjeve.
Për më tepër, mungesa e kontrolleve dhe masave ndëshkuese e bën të vështirë parandalmimin e ndotjes.
Mbetjet, përveçse kanë ndryshuar shtratin e lumit Kir, tashmë janë kthyer në një problem serioz për shëndetin e banorëve, pasi mund të kthehen edhe në burim infeksioni.
Gjithsesi ndëshkimi nga ana e institucioneve ka munguar për ata qytetarë që hedhin mbetjet në lumin Kir.
Lumi Kir është një nga lumenjtë më të rëndësishëm në veri të Shqipërisë, megjithatë vitet e fundit ky lum ka nisur të përballet me këtë problem serioz, ndotjen nga mbetjet urbane dhe industriale.