Mbetjet ndotin kanalin kullues / Banorët e Trushit: E pamundur të qëndrosh nga kutërbimi i rëndë

mbetjet ndotin kanalin kullues

Në lagjen e “Malësorëve”, në fshatin Trush në njësinë administrative Bërdicë, sistemi kryesor i kullimit është i bllokuar.

Ky fenomen, sipas banorëve, ka të paktën 25 vite që është në këtë gjendje dhe shkak është bërë mospastrimi i bimësisë.

 Së fundmi, kanalet kulluese janë kthyer edhe në vend për depozitimin e mbetjeve të lëngshme të baxhove dhe shkarkimit të inerteve.

Si pasojë e mungesës së një pastrimi kanalet në Trush janë shndërruar në një kolektor të madh mbetjesh.