Mbetjet dhe inertet në lumin Kir / Sipërfaqja prej rreth 10 hektarë është kthyer në fushë mbeturinash
Brigjet e lumit Kir në Shkodër, janë kthyer në një vendgrumbullim mbeturinash dhe materialesh inerte.
Pavarësisht se zona përreth është një hapësirë natyrore me vlera të veçanta ekologjike, mjedisi po dëmtohet nga hedhja pa kriter e mbetjeve.
Banorët shprehen të shqetësuar për këtë situatë dhe kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përkatëse.Në të njëjtën kohë, nuk dihet ende se deri kur kjo situatë e papranueshme do të vijojë të jetë në këtë gjendje, kur mendon që këto pamje janë vërtet të rënda, ku mbetjet lulëzojnë çdo ditë.
