Mbështetja e Greqisë për integrimin europian të vendit, Spiropali vizitë zyrtare në Athinë

Spiropali vizitë

Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali duke folur gjate Konferences se Kryetareve. Gjate mbledhjes u disktua rreth buxhetit te vitit 2025, i cili u prezantua nga Ministri i Financave, Petrit Malaj./r/n/r/nSpeaker of the Parliament, Elisa Spiropali speaking during the Conference of Leaders. During the meeting, the 2025 budget was discussed, which was presented by the Minister of Finance, Petrit Malaj.

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Athinë, në dy ditët e ardhshme, 16 dhe 17 dhjetor.

Vizita e Ministres Spiropali do të nisë në Presidencën greke, ku do të pritet nga Presidenti i Republikës, Konstantinos Tasoulas, në orën 12.00. Në orën 12:45, Spiropali do të ketë një takim dypalësh me homologun e saj Gerapetritis, teksa bisedimet pritet të fokusohen në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas njoftimit të Ministrisë, Spiropali do të nënvijëzojë rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Greqisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe për të avancuar idenë e një hapësire të përbashkët europiane në rajonin tonë, ku vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen si një tërësi strategjike.

Ministrat do të diskutojnë çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve. Pas takimit, Ministrat do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për shtyp rreth orës 14.30.

Sipas Mininistrisë, në qendër të bisedimeve do të jetë edhe komunitetiti shqiptar në Greqi, si dhe nevoja për përshpejtimin e negociatave drejt nënshkrimit të marrëveshjes së shumëpritur për mbrojtjen sociale, që përfshin njohjen e pensioneve për qytetarët e të dy vendeve.

Në orën16:00, Spiropali do të zhvillojë një bashkëbisedim me akademikë dhe ekspertë të Fondacionit Helenik për Politikën e Jashtme dhe Europiane (ELIAMEP) me fokus rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Më pas, në orën 19:00, Spiropali do të takohet me komunitetin shqiptar në Greqi, në një pritje të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Athinë.

Mëngjesin e së mërkurës, në orën 09:00, Spiropali do të takohet me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Dendias. Në orën 09:45, Spiropali do të takohet me përfaqësues të bizneseve dhe sipërmarrjeve që operojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë, për potencialin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Vizita e Ministres do të përmbyllet me në një takim Ambasadorët e vendeve të BE, si dhe Ambasadorët e akredituar në Shqipëri, me rezidencë në Athinë, rreth orës 12:30, të fokusuar në perspektivën europiane të vendit tonë.