Mbarimi i vitit shkollor / Fëmijët në kërkim të lojrave verore

femijet ne kerkim te lojrave

Banojnë vetëm disa minuta larg qytetit të Shkodres, në fshatin Shtoj, por me përfundimin e shkollës përditshmëria e tyre ndryshon tërësisht.

Të grupuar, lojrat e tyre të kujtojnë fëmijërinë e shumë viteve më parë.

Të vegjlit tregojnë se luajnë në ambjente të hapura teksa ndihmojnë edhe prindërit në punët e shtëpisë në fshat

Teksa pjesa më e madhe e fëmijëve vijojnë të kenë shoqërues të kohës së lirë mjetet elektronike, kjo për shkak edhe të mungesës së alternativave dhe hapësirave dedikuar atyre, realiteti duket shumë ndryshe në fshatra ku ende të vegjlit luajnë në natyre, duke rikthyer nostalgjinë  për çdokënd që ka jetuar apo frekuentuar fshatin të paktën një herë.