Mbappe me kritika të forta për Real Madrid: Goli i katërt që pësuam është i turpshëm!
Kylian Mbappe nuk e ka përtypur dot humbjen e Real Madrid në fushën e Benfikës. Ai e ka shfaqur hapur zhgënjimin e tij pas ndeshjes, duke folur me kritika për skuadrën.
“Nuk ka vazhdimësi në lojë dhe duhet ta zgjidhim këtë problem. Nuk mund të jesh një ditë brilant dhe një ditë të zhdukesh krejtësisht. Nuk është e denjë për një skuadër, që pretendon të fitojë Champions League”, – ka theksuar sulmuesi francez i madrilenëve.
Në fund, duke iu referuar golit të shënuar nga portieri Trubin, Mbappe shtoi: “Ai gol i katërt… është vërtet një turp”. Humbja 4-2 në Portugali e nxorri Real Madrid jashtë 8-shes së parë të renditjes dhe tashmë spanjollët duhet të luajnë në Play-off.
