Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën

Ilir Metën

Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta. Në seancë do të jetë Kujtim Cakrani, avokati mbrojtës i Metës dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila gjithashtu akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv.

Një ditë më parë, Meta ankimoi në Apelin e Gjykatës së Posaçme vendimin e 5 janarit që e la atë në burg. Seanca për ankimimin e tij do të mbahet më 30 janar.

Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit 2024. SPAK-u ka marrë të pandehur edhe Fatime Kryemadhin, nënën e saj Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Hetimi i SPAK-ut përfshiu tri çështje: aferën CEZ-DIA, lobimet e LSI-së në SHBA dhe verifikimin pasuror të familjes Meta-Kryemadhi.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.