Maturantët përzgjedhin – Plepi: Këtë vit ka rikthim të preferencave për universitetin “Luigj Gurakuqi”

plepi maturantet

Rreth 1400 maturantë do i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore!

Fazat paraprake të përzgjedhjes së degëve rëndisin ndër më të preferuarat hoteleri-turizëm si dhe ekonomik.

Risi këtë vit është rikthimi i përzgjedhjes së universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Dëshira e maturantëve për të studiuar jashtë vendit vijon të jetë në të njejtin trend si vitet e shkuara.

Janë përzgjedhur 6 qëndra provimi të cilat pritet të jenë gati në datën 3  qershor për të nisur kështu dhënien e 4 provimeve të shtetit ku njëra prej tyre është provimi me zgjedhje.