Matura Shtetërore, radha e matematikës – Në Shkodër, mbi 1430 iu nënshtruan këtij provimi, në gjashtë qendra

Sot ishte radha e provimit të tretë të Maturës Shtetërore, ai në lëndën e Matematikës.
Edhe këtij provimi në Bashkinë e Shkodrës iu nënështruan mbi 1,430 maturantë. Sipas drejtueses së Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër, Brisela Kadija, edhe ky provim, është zhvilluar në kushte normale dhe pa problematika.
Në fokusin kryesore ZVA Shkodër, për organizimin dhe mbarëvajtjen e provimeve, ka qënë mos lejimi I futjes dhe përdorimit të celularëve brenda gjashtë qendrave, ku po zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore
Provimi i radhës i Maturës Shtetërore do të jetë ai i lendës me zgjedhje, i cili do të zhvillohet javën e ardhshme.