Lajme

Mashtronte duke këmbyer euro false, policia arrestoi në flagrancë në pikën e këmbimit valutor të riun nga Gruda e Re

Një 39-vjeçar kishte gjetur një mënyrë mashtrimi me kartmonedha false, veprim që tentoi ta kryente, por u arrestua në flagrancë nga policia.

 Kjo e fundit njofton se Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare vuri në pranga 39-vjeçarin, banues në fshatin Grudë e Re, pasi u kap në flagrancë në një subjekt për këmbim valutor, në lagjen “Vasil Shanto”, në tentativë për të këmbyer disa kartëmonedha eurosh të dyshuara false.

Ndërkohë, Komisariati i Policisë Shkodër bëri ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim një 23 vjeçar , i akuzuar për veprën penale “Vjedhja”.

23-vjeçari u kap në Durrës, nga Komisariati i Policisë Durrës, sepse dyshohet së më datë 08.10.2024, ka vjedhur një shumë parash dhe një celular, në një pastiçeri në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër.

Sakaq, Komisariati i Policisë Shkodër shpalli në kërkim edhe një 38- vjeçar, banues në Shkodër, pasi dyshohet ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një- 48 vjecar ,  pas kallëzimit të një 53-vjeçari, se ky shtetas administron një llogari në TikTok, përmes së cilës fyen shtetas të ndryshëm.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…

5 hours ago

Montohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së ri

Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…

5 hours ago

Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…

5 hours ago

Njoftim Zyrtar i Radio Televizionit Shqiptar

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…

5 hours ago

“Program i prekshëm për zonat rurale”/- Kandidati Ted Kopliku dhe drejtuesi politik i PD-së, Luçiano Boçi,  takime në Rrenc

Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku,  kërkoi…

6 hours ago

Beci pret familjen Alijahaj – Kryebashkiaku: Do bëjmë çdo përpjekje për të lehtësuar rrugën e kësaj familje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…

7 hours ago