Lajme

Masakra në Shkodër, arrestohen 4 efektivë – Lejuan të largohej personi i tretë që ndodhej në makinë me viktimat

Katër efektivë të Policisë së Shkodrës janë arrestuar pasi akuzohen për shpërdorim detyre gjatë hetimeve të masakrës së Dobraçit, ku 4 persona humbën jetën. Arrestimi ndodhi pas referimit të efektivëve nga AMP në prokurorinë e Shkodrës.

Efektivët akuzohen se nuk kanë kryer detyrën duke lënë që të ikë nga vendngjarja personin e tretë që dyshohet se ishte në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Buhatit, të cilët mbetën të varrë gjatë atentatit.

Hetimet zbuluan se efektivët nuk kanë respektuar procedurat standarde të “Sigurimit të vendit të ngjarjes” dhe shoqërimit për identifikim të personave të gjetur në vendin e ngjarjes.

Në pranga përfunduan efektivët B. K., dhe V.L., përkatësisht 45 dhe 33 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme e Forcës së Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër dhe J. S., dhe M.M., përkatësisht 31 dhe 33 vjeç me detyrë Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër.

Masakra e Dobraçit ndodhi me 30 tetor, ku Hamza Lici dhe Arlind Bushati u qëlluan për vdekje nga një makinë në lëvizje. Nga të shtënat mbetën të vdekur edhe dy kalimtarë të rastit.

Për ngjarjen nuk ka ende asnjë autor të arrestuar, ndërsa mbetet ende mister se kush ishte personi i tretë që ishte në makinë së bashku me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin. Prezenca e tij në vendin e ngjarjes u zbulua nga kamerat e sigurisë, por ende nuk është identifikuar nga policia.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në, votat e ardhura nga diaspora në Greqi do të numërohen

Votat e ardhura nga diaspora në Greqi në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit…

2 days ago

Nga Tirana, Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me presidentin amerikan Trump për bisedimet Rusi-Ukrainë

Nga Tirana, ku po marrin pjesë në samitit të Komunitetit Politik Evropian, presidenti ukrainas Volodymyr…

2 days ago

Eurovizion 2025,  gjysmëfinalja e dytë / Spektakli u transmetua eskluzivisht në RTSH 1, Radio Tirana 1, dhe RTSH Muzikë

Gjysmëfinalja e dytë e edicionit të 69-të Festivalit Europian të Këngës  u mbyll mes emocionesh,…

2 days ago

“Nga pasioni te profesioni”  / Broshura orientuese për gjimnazistët e “28 nëntorit”

“Nga pasioni te profesionini”  ishte tema e nje projekti qe aspirantet per shkollen e drejtoreve…

2 days ago

Familja, strehë e shpresës dhe e kujdesit –  Në Ditën Botërore të Familjes, aktivitet ndërgjegjësues për solidaritetin dhe përkujdesjen

Në kuadër të Ditës Botërore të Familjes, Shoqata “Projekti Shpresa”, në bashkëpunim me Federatën Universale…

2 days ago